Google lehtëson transferimin e të dhënave mobile

Google lehtëson transferimin e të dhënave mobile

Google po përgatit një aplikacion të ri për Android që do ta bënte më të lehtë për përdoruesit që të shpërndajnë dokumentet.

Aplikacioni "Go Files" do të përdorë Bluetooth për të ndarë, menaxhuar dhe fshirë dokumentet, dhe përdoruesit do të jenë në gjendje të përdorin atë dhe për të kërkuar dokumentet, e cila do të lehtësojë në masë të madhe përdorimin e saj.

“Go Files” vepron si një skedar për telefonat e zgjuar dhe tableta, duke analizuar hapësirën për ruajtje në këto pajisje, duke sugjeruar fshirjen e dosjeve të papërdorura.

Në shikim të parë, aplikacioni kujton AirDrop të Apple. Mjafton të zgjidhni kontaktin e afërt me të cilin dëshironi të ndani të dhënat, me ç’rast edhe personi pranues duhet të aktivizojë aplikacionin përmes opsionit “prano".

Google thotë se një mënyrë e tillë e transferimit të dokumenteve nuk shpenzon internet dhe është i dobishëm për personat që punojnë në zonat me mbulim të dobët të sinjalit celular, si edhe ata që kanë mundësi të kufizuar për të përdorur internetin.

Aplikacioni është aktualisht në fazën e testimit dhe pritet të jetë në  dispozicion në fillim të dhjetorit, transmeton KosovaPress.