Festivali ndërkombëtar i dramës për persona me dhe pa handikap

Festivali ndërkombëtar i dramës për persona me dhe pa handikap

Festivali ndërkombëtar i dramës për persona me dhe pa handikap fillon sot në Teatrin e Dramës në Shkup në organizim të Shoqatës së qytetarëve për promovim dhe zhvillim të rajoneve "Bota e të ndryshmëve ndërkaq të barabartëve" nga Shkupi.

Në kuadër të programit do të ketë disa shfaqje, interpretimi i të cilave sot fillon në orën 11:00.

Në festival do të marrin pjesë grupe amatore të aktorëve nga Maqedonia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbia, Kroacia dhe të tjera. Në kuadër të programit shfaqjet nesër do të fillojnë në orën 10:30 dhe do të jenë të karakterit garues, ndërsa më 16 nëntor në mesditë në teatrin popullor të Maqedonisë në pjesën reviale do të ndahen çmimet.

Ky është festivali i vetëm i këtij lloji në Ballkan dhe është i shoqëruar me shoqërim dhe këmbim të përvojave. Këto aktivitete kanë për qëllim ta rrisin inkluzionin e personave me invaliditet me persona të tjerë në aktivitete kulturore, ata ta kenë mundësinë më lehtë dhe më aktivisht të kyçen në shoqëri dhe komunitet, t'u hapen dyert për shprehje kreative, të kultivohet potenciali i tyre dhe të avancohet cilësia e tyre e jetës.