Peshkaqeni i kohës së dinozaurëve u gjet në Portugali

Peshkaqeni i kohës së dinozaurëve u gjet në Portugali

Shkencëtarët kanë gjetur një peshkaqen të kohës së dionazaurëve me 300 dhëmbë dhe një kokë gjarpri në brigjet e Portugalisë.

Peshkaqeni u gjet nga anije barkë peshkimi gjatë një hulumtimi se si të minimizohen kapjet e padëshiruara gjatë peshkimit komercial, sipas “Sic Noticias TV”. Speciet e rralla datojnë prej para 80 milionë vjetësh.

Peshkaqeni u gjet në thellësi prej 700 metrash.

Margarida Castro nga Universiteti i Algarves ka thënë se 300 dhëmbët e peshkaqenit ishin shumë efikasë për gjetjen e ushqimit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas fotografive të publikuara nga Instituti për Det dhe Atmosferë, peshkaqeni duket se është 1.5 metra i gjatë.