Sot vazhdon debati për ligjin për gjuhët në Maqedoni

Sot vazhdon debati për ligjin për gjuhët në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë diskutimin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë.

Debati i seancës së 15-të për këtë ligj u ndërpre para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, ndërsa vazhdoi gjatë ditës së djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët përsëri kishin qëndrime të kundërta. Për shumicën parlamentare ligji do të kontribuojë në bashkëjetesë, nuk e prish karakterin unitar dhe është në pajtim me Kushtetutën, ndërsa opozita maqedonase thekson se ky ligj është anti-kushtetues dhe do të sjell dygjuhësi në gjithë shtetin.