Kina dominon listën e super-kompjuterëve më të shpejtë në botë

Kina dominon listën e super-kompjuterëve më të shpejtë në botë

Kina ka parakaluar SHBA-të për numrin më të lartë të super-kompjuterëve në botë.

Vendi komunist ka 202 super-kompjuterë në listën e 500 makinerive më të fuqishme në botë, raporton PCWorld.

SHBA-të kanë vetëm 143 dhe kjo është pika më të ulët në 25 vite megjithatë ruajti vendin e dytë.

Japonia vinte në vendin e tretë me 35 super-kompjuterë ndjekur nga Gjermania me 20.

Në anketën e fundit publikuar në qershor, SHBA-të ende kishin udhëheqjen me 169 super-kompjuterë ndjekur nga Kina me 160.

Super-kompjuterët janë sisteme super të shtrenjta që kanë në përbërje dhjetëra e mijëra procesorë të cilët kryejnë disa prej detyrave më komplekse dhe intensive.

Performanca e tyre matet me petaflops (1 mijë trilion operacione në sekondë.) Super-kompjuteri më u fuqishëm i Kinës ka një performancë prej 93 petaflops.

Sakaq super-kompjuteri më i fuqishëm i SHBA ka performancë 17.6 petaflops dhe renditet i pesti.