Zjarr në garazhin e pallatit në Elbasan, digjen dy automjete

Zjarr në garazhin e pallatit në Elbasan, digjen dy automjete

Një automjet është shkrumbuar plotësisht dhe një tjetër është djegur pjesërisht si pasojë e rënies së një zjarri në një parking në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në Elbasan.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35 minuta të mëngjesin e sotëm në garazhin e një pallati ku banorët parkojnë mjetet e tyre.

“Si pasojë njëri nga mjetet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Rënia e zjarrit paraprakisht mendohet të ketë qenë aksidentale, si pasojë e defektit teknik  që ka patur njëra nga mjetet e parkuara brenda garazhit të pallatit”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit /Ora News/