Pjata e shëndetshme e ditës: Sallatë me mollë dhe rrepa

Pjata e shëndetshme e ditës: Sallatë me mollë dhe rrepa

Rrepat përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës C dhe ndihmojnë aparatin tretës për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave. Sallata me mollë dhe rrepa është shumë e shëndetshme, shkruan shendeti.com.al dhe përgatitet kështu:

Për 4  deri në 6 persona

Përbërësit:

4 rrepa të mëdha

2 mollë të mëdha të gjelbërta

1 mollë e kuqe

¼ filxhan me vaj ulliri

2 lugë uthull

1 lugë me lëkurë limoni

lëng limoni nga 1 kokërr

pak kripë deti

piper i zi

mente e freskët e prerë hollë

Përgatitja:

  1. Me thikë prisni hollë të gjitha rrepat dhe mollët me trashësi gjysmë centimetri. Vendosini pjesët e prera në një tas sallate të madhe, sipas dëshirës mund t’i alternoni shtresat për një prezantim sa më të këndshëm. Nuk duhet harruar se paraqitja e bukur i shton shijen çdo lloj gatimi. Përziejini me vaj, uthull, lëkurën dhe lëngun e limonit, kripë dhe piper sipas shijes.
  2. Mund ta zbukuroni pjatën me mente dhe vaj ulliri. Është gatim që shërbehet direkt. Pjesën e mbetur mund ta ruani në frigorifer në një enë prej xhami deri në 2 ditë.