Nga 17 nëntori fillojnë “Javët e Kulturës shqiptare në Austri”

Nga 17 nëntori fillojnë “Javët e Kulturës shqiptare në Austri”

13 aktivitete të ndryshme duke filluar nga pikturat, filmi, vallëzimi, muzika, shahu dhe futbolli.

Nga 17 nëntori deri me 9 dhjetor do t’i kemi disa javë plot aktivitete dhe evente kulturore shqiptare në Austri. Për plot 23 ditë në Vjenë të Austrisë do të mbahen “Javët e Kulturës shqiptare në Austri”.

Organizatorët e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare (KKShShA) në Austri, më këtë projekt kanë për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar, promovimin e vlerave kulturore shqiptare në Austri, ngritjen e nivelit të kulturës, integrimin sa më të mirë të shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës austriake, arritja e audiencës austriake dhe ndërgjegjësimi i diasporës shqiptare në Austri mbi vlerat kulturore dhe artistike të kombit të tonë, transmeton rtv21.

Gjatë këtyre ditëve publiku shqiptarë por edhe ai austriak do të kanë mundësinë të përcjell 13 aktivitete të ndryshme duke filluar nga pikturat, filmi, vallëzimi, muzika, shahu dhe futbolli. Java e kulturës do të filloj në Vjenë me 17 nëntor me hapjen e ekspozitës nga piktori Jakup Ferri dhe do të përfundoj me një mbrëmje festive ku do të përformojë grupi Offchestra.