Kumbaro negociata për kthimin në muze të shtëpisë së Lasgushit

Kumbaro negociata për kthimin në muze të shtëpisë së Lasgushit

Kthimi i shtëpisë ku poeti Lasgush Poradeci kalonte pjesën më të madhe të vitit në Pogradec, në një vend pelegrinazhi në nder të kujtimit të tij, është një ndër sfidat e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.

Shtëpia e poetit që sot ka pronarë të rinj, është vizituar nga ministrja gjatë qëndrimit të saj në Pogradec në nder të 30 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit.

Kumbaro vizitoi ambientet e shtëpisë së poetit duke diskutuar edhe me pronarin e banesës për të finalizuar një projekt për jetën e veprën e Lasgush Poradecit, e cila “Nuk është thjesht një pikë pelegrinazhi në emër të Lasgushit, por një pikë takimi për njerëzit e artit. Është vetëm fillimi, sepse është pjesë e një projekti më të gjerë, që është qendra historike e Pogradecit, e shpallur në vitin 2015 nga qeveria shqiptare, e cila do ti nënshtrohet rijetëzimit dhe restaurimit siç ka ndodhur me Korçën. Identifikim i thekseve të rëndësishme kulturore brenda qendrës historike të Pogradecit, ku bën pjesë edhe shtëpia e poetit është një ndër gurët kilometrikë që duam të ecim”, u shpreh Kumbaro. Në aktivitetin homazh për nder të këtij përvjetori ikjeje, Kumbaro u shpreh se “të lexosh sot Lasgush Poradecin do të thotë të ringjesh brenda vetes potencialin e pashtershëm të artit dhe të dashurisë, të cilat ai i sillte si forca e përjetshme e universit”.

Ajo e cilwsoi Poradecin si lirikun më të madh të shekullit të kaluar, si poeti i parë modern shqiptar dhe liriku më i madh i shek. XX. Lasgush Poradeci nuk e rreshti kurrë kërkimin: kërkim i përhershëm, liri në shprehje, liri në shkrim; liri në mendje e liri në zemër; Ajo kujtoi se: “Të gjithë marrin jetë prej FLAKËS që ndrin, asnjë s’kujton ZJARRIN që pat djegur. Sepse POETI nuk rron jetën e vdekur të vet, po jetën e pavdekur të Kombit të vet”. Janë fjalët e Lasgushit që dëshmojnë pse mblidhemi për ta përkujtuar atë dhe poezinë e tij. Sepse i këndoi shpirtit të kombit të tij, të atij që siç thoshte vetë, e bën një komb të pavdekshëm, se vetëm shpirti mbetet i dlirë e nuk përshtatet”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli ekspozitën homazh në 30-vjetorin e vdekjes së poetit, e pasur me dorëshkrime dhe foto nga jeta e poetit.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe deputeti Eduard Shalsi, studiues, të rinj, artistë, etj. Ministrja Kumbaro, e cila prezantoi edhe Klubin e Librit në qytetin e Pogradecit theksoi rëndësinë e leximit të poetit në ditët e fushatës kombëtare “Takohemi për një libër” duke komunikuar me të rinjtë e pranishëm në sallë. “Edhe këto javë që siç jeni në dijeni, kur e gjithë Shqipëria e veçanërisht rinia shqiptare është përfshirë nga pasioni i bukur i fushatës së leximit “Takohemi për një libër”, janë me dhjetëra rastet e tubimeve dhe leximeve ku shqiptohet me ëndje poezia e papërsëritshme e Lasgush Poradecit. (Shqip)