Luçesku drejt shkarkimit pas humbjes me Shqipërinë

Luçesku drejt shkarkimit pas humbjes me Shqipërinë

E ardhmja e trajnerit të Turqisë, Mirçea Luçesku është vënë shumë në dyshim pas humbjes 3-2 ndaj Shqipërisë. Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Yildirim Demiroren ka thirrur në takim strategun e njohur rumun gjatë ditës së sotme.

Takimi do të zhvillohet në Stamboll, teksa pritet që Luçesku gjatë ditës së sotme të largohet nga detyra e tij, transmeton Vip Sport. Trajneri rumun ka fituar vetëm një ndeshje ndaj Kroacisë në eliminatoret për Kupën e Botës, dhe kjo do të ndikojë edhe në largimin e tij nga detyra.

Mënyra e lojës dhe humbja e fundit me Shqipërinë i kanë vënë vulën një aventure të dështuar.