Oda e Afarizmit e shqetësuar për rënien e numrit të mullisëve

Oda e Afarizmit e shqetësuar për rënien e numrit të mullisëve

Oda e Afarizmit të Kosovës sot ka organizuar takim të përbashkët me prodhuesit e miellit në Kosovë, ku ka kanë paraqitur sfidat me të cilat përballet ky sektor.

Mes shumë vërejtjeve ata kanë theksuar si problem ngarkesën e acidit folik , subvencionimi i këtij sektori si dhe për politikat fiskale që ka ky sektor.

Drejtori ekzekutiv i OAK, Ismet Mulaj ka thënë se ky sektor ka rënie nga analizat që Oda ka bërë del se prej 99 mullisëve sa kanë qenë numri i tyre është zvogëluar në 40.

Mulaj: Ky sektor është në rënie

“Ky sektor dikur ka pasur 99 mullinj në Kosovë, sot ka ardhur veprimtaria e tyre kufizohet as nuk e kalon numrin 40 që nënkupton që një pjesë e madhe e këtij sektori ka shkuar prej falimentimit. Sipas bindje sonë dhe bindjes së analizave tona ky sektor nuk është ndihmuar, lehtësuar nga shteti “, tha Mulaj.

Ndërsa, Hysni Zogaj, anëtar i bordit të Odës tha se OAK  ka kohë që është marrë me sfidat e prodhuesve duke ngritur shqetësim dhe se këtë cështje do ta trajtojë deri në  gjetjen e një zgjidhjeje.

Zogaj: Mullisët kanë probleme të shumta

“Ne pamë që  mullinjtë kanë probleme të shumta . Një prej problemeve që u theksua në fillim të çdo bisede është acidi folik. Që deri kohën  fundit ai nuk ka ekzistuar në Kosovë as nuk është përdorur tash me këto reformat e reja ka  hy si shtesë në prodhim. Ne e pamë të arsyeshme që këtë problematikë ta ngrisim dhe të bashkëbisedojmë të shohim se çka i bien acidi folik që i shtoni miellit dhe çfarë mënyrë ju e përdorni acidin folik që kryesisht e pasuroni miellin dhe si e pasuroni”, tha Zogaj.

Ymer Jusaj, nga industria e grurit “Dardania”, ka treguar sfidat me të cilat përballet ai gjatë punës. Ai po ashtu ka thënë se mullisët janë detyruar të bëjnë investime shtesë pas hyrjes në fuqi të masës së acidit folik.

Jusaj: Kemi mbetur në mëshirë të fatit

“Mirëpo unë i shoh këtu dy probleme . Së pari ne jemi detyruar të bëjmë bërë investime shtesë për të mund me përdor edhe me bërë miksimin i cili do të ishte homogjen sepse është rrezik sikur mos të arrihej homogjeni i produktit. Së dyti është marr vendimi është subvencionuar vetëm një vit e pastaj na kemi mbet në mëshirë të fatit”, tha Jusaj

Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullisëve , tha se  i kanë njoftuat të gjitha organet përgjegjëse për të gjitha problemet që kanë mullisët si dhe bujqit. Ai tha se një pjesë të fajit e ka edhe Ministria e Bujqësisë e cila nuk e ka mbështetur aq sa duhet edhe grurin. Sipas Zejnullahut ky sektor ka rënie si pasojë e vendosjes së shumë masave e një ndër to edhe e acidit folik.

Zejnullahu: E kemi ngrit shqetësimet tona , fajtor edhe ministria e Bujqësisë

“ Kemi pasur një rënie shumë të madhe , fajtor është edhe Ministria e Bujqësisë për fat të keq e cila  nuk e ka mbështet grurin si produkt esencial që përdoret në Kosovë . Po janë mbështet më shumë kungujt edhe mjedrat, duke e ditur që gruri përdoret prej shtresës më të ulët e më tepër deri te shtresa më e lartë. Ne si shoqatë kemi ngrit disa aktivitete kemi punuar rreth këtyre gjërave tu e pas pasurimin e miellit me acid folik . Kemi pasur takime me ish ministrin , kemi ngrit shqetësimet tona , kemi bërë kërkesat por nuk kemi arritur ndoshta ta përmendi edhe AVUK-un”, tha Zejnullahu.

Zëvendësministri i Bujqësisë Vesel Krasniqi, i ka informuar të pranishmit me procedurat dhe punën e Ministrisë.

Krasniqi:  Do t’i marrim me seriozitet shqetësimet tuaja

“Sinqerisht me një seriozitet shumë të madh do t’i marr edhe do t’i diskutojë edhe me dikasteret e veçanta . Sigurisht do ta ngris edhe tek zëvendëskryeministri  Limaj me të cilin besoj që është shumë i interesuar që përgjithësisht produktet vendore t’i favorizojë edhe t’i mbështes në raport me ato të cilat importohen”, tha Krasniqi.

Ai po ashtu është zotuar se e vetmja rrugë që do ta ndjekin nëse duan ta zhvillojnë ekonominë bë vend është të merren seriozisht vërejtët e juaja. Ai po ashtu ka thënë se vendimi i fundit që është marrë për vendosjen e taksës për import të miellit nga Serbia është një nga masat që janë marrë në dobi të prodhuesve vendor . Ai është zotuar se në çdo formë shteti do të i mbroj prodhuesit