Nisma mbështet Agim Aliun për kryetar të Ferizajt

Nisma mbështet Agim Aliun për kryetar të Ferizajt

Nisma për Kosovën – dega në Ferizaj, ka njoftuar se për herë të parë është pjesë e vendimarrjes në Kuvendin Komunal të Ferizajt, prandaj nuk mund të rrijnë indiferentë ndaj rrjedhave politike për shkak se është pjesë e përgjegjësisë qytetare e politike para votuesit tonë, të deklarojmë në mënyrë të hapur dhe demokratike qëndrimin tonë politik.

“Sot kam kënaqësinë që në prag të ditës së zgjedhjeve, në emër të degës së Nismës për Kosovë në Ferizaj, të deklaroj vullnetin e anëtarësisë dhe forumeve tona për mbështetjen e kandidaturës për kryetar të Komunës së Ferizajt, ku ju bëjmë me dije se kemi vendosur që TË MBËSHTESIM KANDIDATURËN E AGIM ALIUT për Kryetar të Komunës së Ferizajt. Arsyet që ne kemi marr këtë vendim janë ngase komunës sonë i duhet një ndryshim rrënjësor, i duhet një mirëqeverisje dhe një kryetar i përgjegjshëm i cili do ta rikthej besimin e qytetarëve në institucionin e komunës. z. Agim Aliu është kandidati i cili ka mbështetjen më të madhe qytetare, platforma e tij ka pika të përafërta me programin tonë politik dhe më vullnet të plotë, pa pazare politike. Ne e mbështesim kandidaturën e Agim Aliut, për interes të qytetarëve të Ferizajt, që qyteti ynë dhe qeverisja të ndryshoj. Mbështetjen tonë do ta japim edhe në Kuvendin Komunal të Ferizajt, me asambleistët tanë. Ftoj gjithë anëtarët, simpatizantët, votuesit si dhe të gjithë qytetarët e Komunës sonë, që ta votojnë Agim Aliun për kryetar të Komunës së Ferizajt, që qyteti ynë të marr një drejtim të ri dhe të ndodh ndryshimi”, thuhet në njoftimin e Nismës për Kosovën – dega në Ferizaj.