Kodra premton përkrahje për prodhuesit vendor

Kodra premton përkrahje për prodhuesit vendor

Sot kandidati për Kryetar të Kaçanikut nga Vetëvendosje Basri Kodra vizitoi prodhuesit vendor, punishten e mobilierive dhe plantacionin e pemëve.

“Ne zotohemi se do të krijojmë tregun për prodhime vendore bio, të pemëve dhe perimeve pa taksë komunale për bujqit dhe fermerët tanë. Varësisht nga kapaciteti prodhues, bujqësia do ta ketë hapësirën e rezervuar në bazën logjistike/tregtare për të tregtuar me këto prodhime e po të njëjtat do t’i ofrohen edhe sheshit të qytetit në ditët dhe orët e caktuara nga vetë komuna. Do hapim një zyrë për planifikim dhe zhvillim e cila në baza ditore merret me shkrimin e projekteve dhe hulumtimin e fondeve si dhe me ndihmën drejtuar komuniteteve të biznesit dhe bujqësisë në paraqitjen e kërkesave dhe shkrimin e biznes-planeve të vlefshme për aplikim në fondet qeveritar dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Kodra.