Rusia akuzon Kosovën për “sabotim” të Asociacionit

Rusia akuzon Kosovën për “sabotim” të Asociacionit

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzja, tha se Moska nuk pajtohet me shfaqjet optimiste të paraqitura nga ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku.

Ai tha se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës "po stagnon" dhe se sipas tij, ngjarjet në Kosovë kërcënojnë të rrezikojnë gjithë rajonin.

“Projekti i Republikës së Kosovës në mënyrë të qartë ka dështuar. Nuk është e qartë as kur Gjykata Speciale për krimet e UÇK-së do të fillojë të funksionojë. Këto janë çështje shumë serioze dhe një numër i madh i aktorëve po tenton t’i shtyjë nën tepih", tha ambasadori rus.

Sipas tij, formimi i Ushtrisë së Kosovës është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Rezolutën 1244, sipas së cilës forca ndërkombëtare është forca e vetme e armatosur në Kosovë.

Diplomati rus akuzoi Prishtinën për "sabotimin" e zbatimit të marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.