Nuredini priti Ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj

Nuredini priti Ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj

Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), Bahri Nuredini, priti në një takim Ministrin e Punëve të Brendshme (MPB) Flamur Sefaj me bashkëpunëtor.

Gjatë këtij takimi, drejtori Nuredini, e njoftoi Ministrin Sefaj, për planet dhe projektet e zhvillimit të ASHNA-së, me theks të veçantë mbi gjendjen e sigurisë në ASHNA.

Ministri Sefaj me këtë rast i dorëzoi Drejtorit Nuredini, “Programin Kombëtar për Sigurim të Aviacionit Civil (Revizioni Nr.04)”.

Ministri i MPB-së, në fund vizitoi edhe kullën e trafikut ajror, ku u njoftua më për së afërmi me punën që zhvillohet në ASHNA.