“E vërteta për Nolin” promovohet libri i gazetares Entela Komnino

“E vërteta për Nolin” promovohet libri i gazetares Entela Komnino

“E vërteta për Nolin” libri i gazetares Entela Komnino u promovua të martën në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

E Vërteta e Nolit vjen sipas të vërtetës së Shqipërisë dhe të kulturës shqipe, në një vështrim publicistik, retorik, shkencor e filologjik.

“Fan Noli vjen sot në kushtet e një diskutimi mbarëshqiptar mbi vlerat e shqipfolësve. Sot kjo është edhe një sfidë aktuale për ne si shoqëri që të mund të kuptojmë dhe ë afrojmë diasporën tonë për të marrë njohuri dhe për të ndihmuar sëbashku në zhvillimin ekonomik të vendit” tha zëvendësministri i jashtëm Etjen Xhafa.

Fan Noli, që ka ushtruar për një periudhë edhe detyrën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, por edhe Kryeministër i saj, mund të quhet një nga “autorët” e mëdhenj shqiptarë të vetë Shqipërisë, kur i kërkoi me sukses presidentit të atëhershëm amerikan Uillson, të ruajë mëvetësinë e vendit të tij të vogël, Shqipërisë.

“Ishin publicistë shqiptarë që lindën kryesisht jashtë Shqipërisë që nuk e njihnin Shqipërinë dhe familjet shqiptare me terma të tilla si ato të Mit’hat Frashërit që thoshte se “Mëmëdheu ishte në formë perëndie dhe kulti i tij në vendin e një besimi fetar”, me një vizion të till kaq të madh që në një moment qe unë u ndesha dhe mu bë aktive si shprehje, kuptova që ajo që e ruajti Shqipërinë kur Noli hyri në publicistikë dhe i gjeti dhe publicistët e tjerë me këto terma ishte dhe një Shqipëri, trensendente, e pakapshme pakapshme nga të huajt të cilët po përpiqeshin të gjenin ku ishin territoret dhe ku ishin kufijtë” tha gazetarja Entela Komnino, autore e librit.

Për të referimi i Fan Nolit është një model i duhur në kushtet e diskutimit mbarëshqiptar të vlerave shqipe, edhe pse kanë kaluar 100 vjet nga koha e shkrimeve të tij publicistike. “Noli pëcolli me ndjeshmëri të posaçme dhe me aftësi themeluese të shqipes këtë situatë. Në fund të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX Shqipëria u formulua si një realitet mendor i paprekshëm ng azgjësimi në letrat e publicistikës dhe diplomacisë, atdhe i paarritshëm për kundërshtarët dhe kjo nuk ishte e rastësishme.

Egzistenca e saj varej nga materie më primare se ato që e sulmonin. Në retorikë kjo lidhet me oponencën në ligjërim, lirikën politike të “genus dhe liberativum” e identifikuar me kapacitetin e lirisë tek shqiptarët e mençur që këmbëngulën se gjuha duhej shkruar një tingull një gërmë. Rilindasit shqiptarë e shkruan atdheun në letra dhe publicistikë duke e bërë të funksionojë deri në atë masë që më shpejt mund të bëheshe publicist shqiptar se sa shqiptar vetë” tha autore e librit gazetarja Entela Komnino.

Ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo, vlerësoi studimin e figurës së Nolit në një kontekst më të gjerë historik se ai i shqyrtimeve publicistike e gjuhësore. “Kaq befasuese në stil dhe në mendime, aq sa Noli po të ishte gjallë, me ata sy zhbirues të zinj dhe me humorin e tij të hollë do t’i drejtohej Entelës: Ti Komnino je rracë fisnikësh e pasuese e denjë e Ana Komnenës” tha prof, Paskal Milo.

Publicisti i njohur Preç Zogaj solli gjithashtu një pasqyrë të kontributit të autores Entela Komnino si për figurën e Nolit ashtu dhe për kulturën dhe gjuhën shqipe. “Më jep përshtypjen e shfletimit të një libri që nuk është shkruar deri më sot për Nolin dhe më tej të jep përshtypjen e takimit me një zbulim” tha zoti Zogaj.

Entela Komnino tha se domethënia e librit “E vërteta për Nolin” rrëfen se një pjesë e madhe e kontributit për ruajtjen e Shqipërisë vjen nga kod kulturor-publicistik i asaj periudhe i përcjellë nga gjuha shqipe dhe i paasgjesueshëm nga armiqtë e vendit./rtsh/