
13:02 / 15.11.2017
Bekim Baliqi vjen me librin e ri nga fusha e politikës
“Politikat publike dhe qeverisja” është libri më i ri i politologut Bekim Baliqi.
Adem Beha nga Departamenti i Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës ka vlerësuar se ky libër nuk duhet të lexohet vetëm nga studentët dhe studiuesit e shkencës politike. “Teknikat, metodat, qasjet teorike dhe modelet e shtjelluara në këtë libër duhet të lexohen, analizohen dhe përdoren edhe nga organizatat hulumtuese që merren me analiza të politikave publike, por edhe nga aktorët vendimmarrës e politikbërës”.
Libri është botuar nga Fondacioni-Konrad-Adenauer.
Baliqi është profesor në Universitetin e Prishtinës.