OMSCA-1 botoi librin “Antologjia e poezisë kuvajtiane”

OMSCA-1 botoi librin “Antologjia e poezisë kuvajtiane”

Këto ditë u botua nga shtëpia botuese OMSCA-1 libri “Antologjia e poezisë kuvajtiane”, e përkthyer nga Kujtim Morina, ish ambasadori i Shqipërisë në Kuvajt.

Kjo antologji është përgatitur nga Haifa Al Sanousi, shkrimtare dhe psikio-terapiste, aktualisht pedagoge në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Kuvajtit dhe është botuar fillimisht nga Qendra për Kërkime dhe Studime e Kuvajtit.

Antologjia në shqip është botuar në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Janë përfshirë kryesisht poetë kuvajtjanë të shekullit 20 dhe emra të njohur të kësaj poezie si: Fahad Al Askar, Ahmed Al Saqqaf, Ahmed Al Advani, Suad Al Sabah, Abdullah Al Otaibi, Abdulaziz Al Babtain, etj.

Botimi “Antologji e poezisë kuvajtiane”, ndihmon për një njohje të konsiderueshme të krijimtarisë së poetëve kuvajtianë. Këtu përfshihen poezi që pasqyrojnë realitetin që sundoi në Kuvajt gjatë viteve të paqes e të luftës.

Ato janë dëshmi dhe produkt i kohës së tyre dhe shërbejnë si një pasqyrim i ideve individuale dhe kolektive dhe provojnë që fama e Kuvajtit nuk bazohet vetëm tek nafta. Ajo është tek mendimi, arti, letërsia dhe karakteristikat e tjera të qytetërimit bashkëkohor arabik./KultPlus/