Tituj të rinj nga botimet “Living”

Tituj të rinj nga botimet “Living”

Thuajse të gjitha shtëpitë botuese kanë zgjedhur që në këtë panair të vijnë me një apo dy tituj të rinj.

Botimet Living është një ndër të paktat stenda ku gjen më shumë se katër tituj të rinj.

Për më romantikët ka një histori dashurie që autorija italiane Paola Calveti e sjell nën titullin “Të pafajshmit”. Interesante për lexuesit shqiptarë është edhe fakti që personazhi kryesor Dasha, lind e rritet në Shqipëri, e pikërisht këtu lind edhe historia e dashurisë që përshkruan gjithë ngjarjet në roman, transmeton vizion plus.

Në stendën e Living gjen tituj të rinj edhe për fëmijët. Nuk mungojnë as për ata që duan të jetojnë mirë, librat manual, apo revista Living. E gjithçka me ulje.

Nën logon Living gjeni edhe nobelisten Gracia Deleda apo shkrimtarë të tjerë fitues të çmimeve në botë. Stenda në katin e dytë të panairit të librit fton në një univers tjetër, si romantikët, po ashtu edhe ata që pëlqejnë fantashkencen, zhanrin policor apo atë biografik.