Risit nga Ford Focus i ri 2018

Risit nga Ford Focus i ri 2018

Gjenerata e ardhshme e Ford Focusit është spiunuar gjatë testimit shumë pak i kamufluar para lansimit të tij, që do të bëhet në 2018-n.

Ford Focus do të ketë një dizajn evolucionar e jo dizajn komplet të ri.

Ford Focus i ri do të ketë motorin 1.0 litërsh turbocharged me tre cilindra me benzinë, EcoBoost, i cili ofrohet me tre opsione të ndryshme.

Njëri opsion do të jetë me 99 kuaj fuqi, tjetri me 123 kuaj fuqi e ai më i fuqishmi me 138 kuaj fuqi.

Motorët me naftë do të jetë njëri 1.5 litërsh i cili ofrohet me dy versione, njëri me 84 kuaj fuqi dhe tjetri 118 kuaj fuqi si dhe ai 2.0 litërsh TDCi.