Rita Ora, mahnitëse në BAMBI Awards në Berlin

Rita Ora, mahnitëse në BAMBI Awards në Berlin

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, pas ceremonisë së çmimeve MTV EMAs, sonte po mahnit edhe një ceremoni tjetër, veçse kësaj radhe në Berlin.

Para një ore ka nis ceremonia e shpërblimeve Bambi në Berlin ndërsa shqiptarja Rita Ora, është e pranishme dhe padyshim që ka marrë komentet e parë në lidhje m dukjen e saj.

Sipas medieve të huaja, Rita Ora, sapo mbërriti në tepihun e kuq të Bambi Awards, ngriti magjinë e kësaj ceremonie me fustanin e saj të mrekullueshëm dhe një pamje komplet përrallore.
Në këtë ceremoni të çmimeve në Berlin, Rita Ora, pati marrë pjesë edhe në vitin 2015-të ku pati fituar një çmim.