Silvester Stalone akuzohet se ka përdhunuar fansen 16-vjeçare

Silvester Stalone akuzohet se ka përdhunuar fansen 16-vjeçare

Silvester Stalone është akuzuar për abuzim seksual nga një fanse 16-vjeçare, e cila pretendon se aktori dhe truproja e tij e kanë sulmuar seksualisht në vitin ndërsa po filmonte një film në vitin 1986.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet e ditur, u ka thënë autoriteteve se ishte detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me Silvester dhe truprojen e tij, Michael 'Mike' De Luca në hotelin Hilton në Las Vegas.

Në raportin e publikuar nga Daily Mail, adoleshenjta ka pohuar se ata të dy e kishin detyruar që të kryente seks oral.

Aktori, i cili në atë periudhë ishte vetëm 41-vjeç, i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Kjo është një histori qesharake, kategorikisht e rreme,”-tha Michelle Bega, një zëdhënëse për yllin e ‘Rocky’. “Askush nuk ka qenë në dijeni të kësaj historie deri sa u botua, përfshirë edhe Stalone. Ai nuk është kontaktuar asnjëherë nga ndoje autoritet.”