Strakosha: Buffon heroi im, jam i dëshpëruar për lotët e tij

Strakosha: Buffon heroi im, jam i dëshpëruar për lotët e tij

Dështimi i Italisë për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror dhe lotët e Gianluigi Buffon, kanë prekur portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Siç transmeton Syri.net, portieri i Lazios gjatë një intervistë për “Sky Sports”, tha se Italia e meriton të jetë e pranishme në Botëror.

 “Babai im (Legjenda e futbollit shqiptar Foto Strakosha) ishte heroi im, por idhulli im ishte gjithmonë Buffon, dhe jam dëshpëruar kur e kam parë atë në atë situatë, dhe mbi të gjitha Italia e ka merituar të luajë në Botëror”, tha Strakosha.

 

Image