Di Francesco: Nuk hyjmë kurrë në fushë për barazim

Di Francesco: Nuk hyjmë kurrë në fushë për barazim

Eusebio Di Francesco ka një objektiv të vetëm. Trajneri i Romës do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të fituar derbin e kryeqytetit italian.

Në konferencën për shtyp përpsa sfidës së kësaj të shtune ndaj Lazios ish tekniku i Sassuolos deklaroi:

“ Dua të bëjmë çfarë është e mundur për të fituar derbin. Përpara një ndeshjeje nuk u kërkoj kurrë futbollistëve të mi të luftojnë për barazimin. Do të hyjmë në fushë vetëm për 3 pikët edhe pse do të përpiqemi të jemi të kujdesshëm ndaj kundërsulmeve të Lazios. Megjithatë të jeni të sigurtë që nuk do të dalim nga natyra jonë, do të kërkojmë të imponojmë ritmin edhe në këtë sfidë”.

Përsa i përket formacionit Di Francesco shtoi:

“ Na duhet të vlerësojmë akoma gjëndjen e Nainggolan për të parë nëse realisht mund të jetë i gatshëm dhe mund të luajë në këtë sfidë. Schick ndërkohë nuk do të jetë i grumbulluar”.