Nora dhe Distria fitojnë medaljet e arta në Grand Prix

Nora dhe Distria fitojnë medaljet e arta në Grand Prix

Dy xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi kanë fituar medaljet e arta në Grand Prix që po mbahet në Hagë.

Distria Krasniqi është shpallur kampione në kategorinë 52 kilogramë. Ajo në finale e mposhti me ippon xhudisten spanjolle, Estrella Lopez Sheriff.

Ndërkaq, Nora Gjakova, e ka rrëmbyer medaljen e artë në në kategorinë 57 kilogramë, duke e mposhtur në finale gjermanen, Theresa Stoll.