Ja sa është diferenca e dy kandidatëve në Dragash

Ja sa është diferenca e dy kandidatëve në Dragash

Kandidati i PDK-së, Shaban Shabani po udhëheq ndaj kandidatit të LDK-së Selim Kryeziu vetëm me 41 vota epërsi.

Shabani në raundin e dytë ka marr 6 mijë e 279 vota ndërsa Kryeziu i LDK-së 6 mijë e 238 vota.

Ky është rezultati preliminar i kumtuar mbrëmë nga KQZ e që nuk përfshihen edhe votat me kusht, votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.