Sektori i industrisë së drurit ka rëndësi në zhvillimin ekonomik

Sektori i industrisë së drurit ka rëndësi në zhvillimin ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Përpunimit të Drurit në Kosovë, Hashim Deshishku dhe Drejtoreshën Ekzekutive, Arieta Vula-Pozhegu.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lart arritjet e këtij sektori në Kosovë, duke theksuar se sektori i industrisë së drurit ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryeministri Haradinaj, po ashtu i siguroi se do të jetë në përkrahje të këtij sektori, në mënyrë që t’iu mundësohet  prodhuesve të industrisë së drurit që të jenë konkurrentë edhe me prodhimet e Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit e Bordit të Shoqatës së Përpunimit të Drurit në Kosovë, e kanë njoftuar kryeministrin Haradinaj për gjendjen aktuale në industrinë e përpunimit të drurit dhe problemet me të cilat ballafaqohen ata.

Në takim është biseduar, poashtu, për gjendjen aktuale të industrisë së drurit në Kosovë dhe për organizimin e Konventës së Dytë të Industrisë së Drurit, e cila ka për qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së kësaj industrie krahas industrive tjera.