Libër për fatin e 11000 jetimëve finlandezë në kohën e Stalinit

Libër për fatin e 11000 jetimëve finlandezë në kohën e Stalinit

Historiani letonez, Jānis Riekstiņš, (Jenis Riekstinsh) paraqet në librin e tij më të ri, fëmijët, të cilët kishin mbetur jetimë në kohën e regjimit të Stalinit.

Vepra titullohet “Jetimët e terrorit bolshevik 1918-1938”.

Ky libër po botohet në vigjile të 80 vjetorit të viktimave të kryera nga bolshevikët. Të njëjtin fat kishin përjetuar edhe fëmijët finlandezë.

Fëmijët e lindur në vitet ’37-’38 ishin marrë nga regjimi i Stalinit, familjet e tëcilëve ishin zhdukur, duke mos ditur kurrë për familjet e tyre.

Fëmijët të cilët kishin mbetur jetimë arrinin numrin, të paktën, 11000 veta, megjithëse numriiI vërtetë i viktimave kurrë nuk do të dihet.

Për këtë ngjarje makabre të regjimit stalinian janë shkruar vepra letrare. Fjala vjen, lidhur me këtë temë ka shkruar edhe shkrimtari finlandez, Antti Tuuri, i cili titullohet “Ikitie” (Rruga e përjetshme) prej nga edhe u bë edhe film artistik, në shenjë kujtimi të kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq autori në fjalë Riekstiņš, i cili vet kishte përjetuar një fat të tillë, paqyron me vërtetësi fatin e fëmijëve jetimë në kampet e jetimoreve, duke i ndarë edhe vëllaun nga  vëllau, motrën nga motra, për t’u  mos u parë kurrë mes veti.