VIDEO - Gërmimet për të pagjeturit

VIDEO - Gërmimet për të pagjeturit

Në fshatin Lupç në Podujevë po dyshohet për një kufomë të luftës së fundit në Kosovë.

Ekzistojnë dyshimet edhe për një kufomë tjetër në fshatin Majac. Në Lupç gërmimet e sotme rezultuan pa sukses, derisa u tha se do të vazhdojnë nesër. Ne komunën e Podujevës tash e 4 vjet nuk është bërë asnjë gërmim, derisa 41 persona ende konsiderohen të zhdukur.

 Shaip Humolli nga fshatit Lupq i Podujevës, thotë se pas përfundimit të luftës, në varrezat e fshatit ka parë një të vdekur, por shton se nuk di çka ka ndodhur me trupin në fjalë.

Ndryshe pas gërmimeve sot në varrezat e fshatit Lupq ,asgjë nuk është gjetur

“Si vend i dyshuar po vlerësohet ,ka pasur informacione për një person pa jetë ,mirëpo vendësit po tregojnë se si duket dikush e ka marrë pas lufte atë kufomën, me gjithë atë  po bëhet gërmimi vlerësues dhe hiqen dyshimet ,deri me tash nuk ka gjetje po puna po vazhdon “, tha  Prenk Gjetaj kryetar i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit.

"Në komunën e Podujevës tash e 4 vite nuk është bërë asnjë gërmim nuk kemi pas ndonjë vend të dyshuar këto janë dy vende të dyshuara që po punohet sot ,është fat i mirë që diçka ka lëviz në drejtim për gjetjen e personave të zhdukur, aktualisht në Podujevë janë 41 persona që ende konsiderohen të zhdukur”, tha Latif Mehemti kryetar i shoqatës së pagjeturve “PERKOR “

Gërmimet do të vazhdojnë edhe nesër, po ashtu edhe në fshatin Majac pritet të bëhen gërmime pasi që dyshohet se aty është varrosur një person i vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.