Toska të mërkurën bën promovimin e librit të saj “Rruazat e jetës”

Toska të mërkurën bën promovimin e librit të saj “Rruazat e jetës”

Autorja Dijana Toska të mërkuren me 06.12.2017 do të bëjë promovimin e librit të saj “Rruazat e jetës” në Qendrën Kulturore Informative – Shkup, Salloni 19:19, me fillim në ora 19:19.

Librin do ta promovojnë: Lindita Ramushi Dushku – shkrimtare dhe Evis Halili – gazetare e rubrikës për kulturë në gazetën Koha. Moderatore: Leandra Toska, Vargjet nga libri do t’i lexojnë: Sara Bajrami – aktore dhe Mumin Abdullahi – aktor. Performancën muzikore do e bëjë Jehona Shaqiri, kitarë dhe piano, njofton Portalb.mk.

Biografia e autores:

Dijana Toska ka lindur me 04.06.1965,  në Shkup. Studimet i ka mbaruar në Univerzitetin e Tetovës, si profesor për Gjuhë angleze dhe letërsi.  Studimet pasdiplomike i përfundon në UEJL, Fakulteti i shkencave politike dhe administratë, drejtimi Diplomaci, me temë: “ Lobimi si mekanizëm i rëndësishëm i ndikimit diplomatik” dhe merr titullin Magjistër i diplomacisë. Kohë të gjatë ka punuar si arsimtare e gjuhës angleze në SH:F: Ismail Qemali, në Shkup. Nga viti 2009- 2012 ka punuar si këshilltare në Agjencionin për administratë. Në vitin 2012 merr titullin Këshilltar shtetëror në Agjencionin për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë.  Me poezi merret që nga fëmijëria e hershme. Ka marrë pjesë në shumë manifestime poetike si Shkupi lexon, Mbrëmjet poetike në Librarinë e Çarshisë në Shkup dhe të tjera. Në vitin 2014 e boton librin e saj të parë     “Gërsheta malli”.  Krijimtaria e saj është botuar edhe në Antologjinë e poezisë moderne shqiptare. Pak kohë më parë ka marrë pjesë edhe në manifestimin letrar “Ora e Astritit”,  në organizim të klubit De Rada, në të cilin, poezia e saj sëbashku me 25 poezitë tjera nga autorë të ndryshëm të rajonit, ishin përzgjedhur dhe janë botuar në Panoramën poetike. Libri “Rruazat e jetës” është libri i dytë i Dijana Toska.

Përmbledhja “Rruazat e jetës” përfshin 32 poezi të cilat janë të shoqëruara me pasuse të shkurtëra për secilën poezi veç e veç dhe janë me tematikë të ndryshme por në të cilat përsëri në fokus është gruaja si shtyllë e shoqërisë, poezi për dashurinë, vetminë, bukurinë, fantazinë dhe natyrisht janë përfshirë edhe problemet sociale të cilat janë prezente në jetën e përditshme.