Thaçi mirëpret procedimin e demarkacionit, raportin e quan qesharak

Thaçi mirëpret procedimin e demarkacionit, raportin e quan qesharak

Presidenti i vendit, Hashim Thaci ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për procedimin e demarkacionit të kufirit me Malin e  Zi.

Në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës (RTK), i pari i shtetit, raportin me të gjeturat e komisionit shtetëror për Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi e ka quajtur qesharak.

Intervistën e presidentit Thaçi mund ta ndiqeni edhe në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së në 19 :30