Policia bllokon me hekura komunën Prishtinës

Policia bllokon me hekura komunën Prishtinës

Policia e Kosovës ka bllokuar me rrethoja të hekurta objektin e komunës së Prishtinës për shkak të protestës së mbajtur nga studentet e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të cilët po protestojnë për shkak të mos ndërtimit të një objekti për ta.

Kjo është proteste është në mbështetje të Dekanatit dhe Rektoratit. Aty janë parë profesorët si dhe dekani kryesor i FSHMN-së, Tahir Arbneshi iu është bashkangjitur protestës gjithashtu, transmeton Indeksonline.

Kjo protestë do të vazhdoj deri në ora 13:00.Ndryshe, as mësim në FSHMN nuk do të mbahet.