Qualcomm Snapdragon 845 do të jetë procesori i flagshipëve

Qualcomm Snapdragon 845 do të jetë procesori i flagshipëve

845 me shumë gjasa do të jetë procesori i cili do të fuqizojë flagshipët e vitit të ardhshëm duke zënë vendin e 835 që u prezantua 12 muaj më parë.

Prodhuesi Amerikan i çipeve prezantoi ditën e djeshme kompjuterët e parë me procesorë Snapdragon, Snapdragon 835 konkretisht, të ndërtuar nga Asus dhe HP.

Por kompania shfrytëzoi këtë aktivitet për të zbuluar procesorin më të fundit, Snapdragon 845. Qualcomm zgjodhi të mos ofronte detaje teknike të procesorëve por konfirmoi debutimin në 2018-ën.

845 do të jetë procesori i cili do të fuqizojë flagshipët e vitit të ardhshëm duke zënë vendin e 835 që u prezantua 12 muaj më parë.

CEO i Xiaomi tha se flagshipi i ardhshëm i kompanisë së tij do të ketë Snapdragon 845. Edhe produkte të tjera nga Samsung, Google dhe LG pritet të kenë këtë procesor.

Nisur nga lajmi i ditës së djeshme, çipi do të aplikohet edhe tek kompjuterat Winndows 10 madje pajisjet e realitetit virtual.

Disa prej aspekteve ku priten ndryshime nga Qualcomm janë përpunimi i imazheve dhe videove, inteligjenca artificiale, jetëgjatësia e baterisë dhe realiteti virtual dhe i shtuar.