Leopardi nuk vërehej në hapësirën shkëmbore

Leopardi nuk vërehej në hapësirën shkëmbore

Inger Vandyke ka qenë duke fotografuar një tufë dhive të egra në Ladakh të Indisë, kur papritmas një leopard ka dalë nga hapësira shkëmbore

Megjithëse kishte pritur kohën e duhur për sulm dhe ishte shumë i shkathtë, nuk arriti të kapte prenë, transmeton Telegrafi.

“Ishte i padukshëm në atë zonë, nganjëherë mendoj se nëpër sa shumë leopardë kemi kaluar, pa i parë se ndodhen aty”, ka shkruar Vandyke lidhur me rastin.

Këto gjallesa që janë mjeshtër në kamuflim dhe lëvizin me shumë shpejtësi, dështojnë tetë në dhjetë raste për të zënë kafshë për ushqim.

Madje, leopardët duhet të bëjnë kujdes të madh për të mos u lënduar, pasi që shërohen shumë vështirë dhe mund të ngordhin shpejtë.