Gjella e lëngshme, ushqim i preferuar gjatë dimrit

Gjella e lëngshme, ushqim i preferuar gjatë dimrit

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Jehona Idrizaj Gjocaj, specialiste e gatimit, foli për ushqimet që duhen konsumuar në dimër.

Gjocaj fillimisht tregoi, se gjatë stinës së dimrit preferohen gjellën në formë supe, sepse janë të lëngshme dhe ndikojnë në parandalimin e gripave, kjo edhe me përbërës mishi dhe sallata.

Sipas saj, të ngrënësh shëndetshëm nuk do të thotë të hash vetëm sallatë, por edhe gjella të lëngshme, që mban proteina, gjithsesi edhe fasule të përziera, gjellë me mish pule, sallatë dhe përbërës të tjerë.

“Që e vogël kam pas pasion për gatim, këtë mase e kam trashëgim edhe nga nëna, më vonë i jam përkushtuar edhe kam lexuar shumë receta, për përgatitjen e ushqimit”, tha pos tjerash Gjocaj.