Sonte në ‘ABC’ jepet premiera e filmit shqiptare ‘Dita zë fill’

Sonte në ‘ABC’ jepet premiera e filmit shqiptare ‘Dita zë fill’

Sonte në KINO “ABC”në Prishtinë, do të jepet premiera e filmit “Dita zë fill” me rergji dhe skenar të Gentian Koçi.

Regjisori dhe skenaristi Gentian Koçi,  tha se ky film është pritur mirë dhe është vlerësuar nga kritikët e filmit.

‘Premiera botërore e këtij filmi u mbajt në gusht të këtij viti në Festivalin e Kanës. Kritikat për këtë film kanë qenë kryesisht shumë të mira dhe që nga premiera filmi po ecën shumë mirë, ky film është i nominuar  nga Shqipëria për OSKAR”, tha regjisori Koçi sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Dita zë fill” është një dramë sociale që ndjek historinë e një nëne të vetme dhe djalit të saj njëvjeçar, në rrethana të skajshme ekonomike. “Dita zë fill” (Daybreak) është një dramë intime, e cila ndodh në një apartament në Tiranë.

Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike. Role në filmin e tij regjisori ia ka besuar aktorëve si Ornela Kapedani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha dhe Adele Gjoka.