Vazhdon gjykimi për lëndën "Dhuna në qendër"

Vazhdon gjykimi për lëndën "Dhuna në qendër"

Seancë e re gjyqësore për lëndën e PSP-së “Dhuna në qendër” sot duhet të mbahet në Gjykatën penale.Në seancat paraprake, fajin për ngjarjet para komunës Qendër në qershor të vitit 2013 pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë, Jordan Ristevski

Në këtë lëndë janë akuzuar edhe 12 persona, mes të cilëve lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova. Ata akuzohen nga PSP-ja për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013.

Gjykata e Apelit e pranoi ankesën e PSP-së dhe vendosi se në procedurën e dëshmimit mund të shfrytëzohen inçizimet nga biseda e përgjuara.


 


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare