Veza, ushqim cilësor për të gjithë familjen

Veza, ushqim cilësor për të gjithë familjen

Një vezë e madhe ka 70 kalori dhe të siguron sasi të ndryshme të 13 substancave të tilla si vitaminë D, hekur, zink, lutein, zeaxanthin dhe choline. Gjithashtu përmban 6 g. proteina me cilësi të lartë dhe antioksidantë!

Dietologët theksojnë se në mënyrë që të ndjeheni të lumtur duhet të përpiqeni çdo ditë që dieta juaj të jetë e shëndetshme dhe e balancuar. Pra, ne do të ndiejmë se kemi më shumë energji dhe plotësojmë trupin tonë me ushqyes që i nevojiten.

Ndër ushqimet që ne duhet të përfshijmë në dietën tonë janë edhe vezët. Ato na mbajnë të ngopur deri në kohën e drekës, dhe një vezë e zier përmban vetëm 78 kalori, por përmbajtja e proteinave është e madhe.

Ne nuk duhet të harrojmë se veza e zier:

– Është një burim i mirë hekuri, veçanërisht për fëmijët që kanë anemi. Në fakt, hekuri absorbohet më mirë nëse veza është e kombinuar me lëng frutash ose perime.

– Kontribuon në parandalimin e anemisë.

– Ndikon në zhvillimin e trurit të fëmijës dhe funksionet mendore, për shkak të lecithinës që përmban.