Si të gatuani toptha me djathë

Si të gatuani toptha me djathë

Përbërësit

200 gr djathë

60 gr parmigjan të grirë në rende

2 vezë

50 gr miell

60 gr bukë e grirë

kripë

Biber i zi

vaj

Hapat

Vezët i derdhni në një pjatë të thellë dhe i rrahni së bashku me kripën.

Pas rrahjës ia shtoni parmixhanin dhe biber e zi, e përzieni mirë glazurën pastaj ia shtoni miellin dalë nga dalë, dhe djathin.

Nga glazura formoni toptha, në një pjatë tjetër e rrahni të bardhët e vezës dhe topthat i zhytëni tek veza pastaj tek copa e bukës së grimcuar.

Topthat i vendosni në tigan për fërgim rreth 4-5 minuta, pas pjekjës i kulloni dhe i shërbeni të ngrohta.

Ju bëftë mirë!