Kompania lëshon dy laptopët e ri, me sisteme të reja

Kompania lëshon dy laptopët e ri, me sisteme të reja

Microsoft ka lëshuar zyrtarisht Windows 10 për ARM, duke ofruar një emulator x86 që do të punojë me numrin më të madh të softuerit x86, duke bërë të mundur që ky version i ri i Windows të funksionojë si versioni standard x86.

Tani, Qualcomm ka treguar dy laptopë të rinj, të dizajnuar për harmonizimin e Snapdragon 835 SOC me Windows 10 për ARM.Laptopi i parë është Asus NovaGo me ekran 13.3 inç me rezolucion 1080p, 8GB RAM, 256GB hapësirë ruajtjeje + microSD slot dhe përdor dy porta USB 3.1 dhe dalje HDMI për kyçje.

Pajisja tjetër, e shpallur nga Qualcomm, është HP Envy x2. Ky është një laptop 2-in-1, me një tastierë të ndashme. Pajisja ka një ekran 12.3 inç dhe vjen me 8GB RAM dhe 256GB hapësirë të ruajtjes. Pajisja posedon edhe një port USB Type-C.

Të dy laptopët vijnë me Windows 10 S, të cilat mund të përditësohen në Windows 10, gjë që do të mundësojë instalimin e aplikacioneve jashtë dyqanit Windows 10. Windows 10 për pajisjet ARM do të jetë në dispozicion për blerje deri në fund të vitit, me çmime që variojnë midis 600 dhe 800 dollarë.