Sot i mbaron mandati por Adriatik Llalla nuk ikën nga zyra

Sot i mbaron mandati por Adriatik Llalla nuk ikën nga zyra

Sot është dita e fundit e mandatit të kryeprokurorit për Adriatik Llallën.

Oranews informon se kryeprokurori ka vijuar qetësisht punën në zyrën e tij.  Ai në orët e para, sipas oranews, ka zhvilluar takimin me stafin e punës ku ka ndarë punët dhe se do të vazhdojë të qëndrojë në zyrë deri në një vendim të Kuvendit.

Komisioni i Ligjeve shqyrton sot në 11:30 memon për miratimin e procedurës së caktimit të përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm.

Memoja sqaron procedurën për zgjedhjen e një prokurori të Përgjithshëm.

Ndërkohë mbrëmë  kryeministri Edi Rama ftoi kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për Prokurorin e Përgjithshëm, transmeton oranews.

Rama bën ftesë për tu ulur në tryezë "për çështjen aktuale të Prokurorit të Përgjithshëm dhe të bëjmë një Pakt Kombëtar për Europën që duam"

Gjithashtu e fton për paqe në 6 muajt e ardhshëm

"Të paktën në gjashtë muajt e ardhshëm, t’i vihemi në dispozicion së bashku përpjekjes për të siguruar çeljen e negociatave, duke bashkërenduar nismat e veprimet e nevojshme për ta çuar jo qeverinë, po Shqipërinë në fitoren e kësaj sfide të vështirë, por krejtësisht të mundur tanimë." shkruante Rama mbrëmë.

Ende nuk  ka asnjë reagim nga kampi i opozitës.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare