Katër të lënduar në Shkup

Katër të lënduar në Shkup

Në dy aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve

Njëzetë e tre shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe të semaforit dhe shtatë shoferë për rreshtim jo të drejtë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë shoferë, të gjithë për shkak se e kanë drejtuar automjetin pa e marrë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik.

Nga komunikacioni janë përjashtuar shtatë automjete, gjashtë me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit dhe një automjet me probleme teknike. Janë sanksionuar edhe 23 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë. Janë hasur 99 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 79 automjete.

Sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup në kuadër të projektit edukativ të komunikacionit "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" do të realizojë punëtori edukative me nxënës nga shkollat fillore në fshatrat Mrshevci dhe Rekia në komunën e Ilindenit./