Australia miraton zyrtarisht martesat e të njëjtës gjini

Australia miraton zyrtarisht martesat e të njëjtës gjini

Parlamenti i Australisë ka miratuar legjislacionin për lejimin e martesës së personave të të njëjtit seks në gjithë vendin.

Dhoma Përfaqësuese e Australisë sot e miratoi legjislacionin, me të cilin ndryshohet përcaktimi i martesës si bashkimin ndërmjet mashkullit dhe femrës në “bashkim të dy njerëzve”.

Një javë më herët ky legjislacion ka kaluar edhe në Senatin e këtij vendi.
Pas votimit, aktivistët për të drejtat e komunitetit homoseksual kanë festuar para ndërtesës së parlamentit.