Sherr mes të rinjsh, plagosje e rëndë me thikë

Sherr mes të rinjsh, plagosje e rëndë me thikë

Një sherr mes të rinjsh në qytetin e Vlorës ka përfunduar me plagosjen rëndë me thikë të njërit prej tyre.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Antonio Veizaj, 25 vjeç, i arrestuar tashmë nga policia, ka plagosur me thiëk dy të tjerë, K. I dhe I.I, ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Konflikti ka nisur në afërsi të një lokali në lagjen “Pavarësia” për motive banale, fillimisht me fjalë e më pas me konfrontim fizik ku Veizaj ka përdorur thikën.

Ndaj të riut rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje.

Top Channel