KS-OKB të premten mbledhje për Jerusalemin

KS-OKB të premten mbledhje për Jerusalemin

Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) do të mblidhet nesër ku do të diskutojë për vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit.

Sipas informacioneve të diplomatëve të OKB-së, të cilët kanë folur për mediat amerikane, takimi në fjalë do të mbahet ditën e premte, me kërkesën e 8 anëtarëve të Këshillit. Kërkesa për takim ka ardhur nga Franca, Bolivia, Egjipti, Italia, Senegali, Suedia, Britania e Madhe dhe Uruguai.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, në një deklaratë me shkrim shprehu mbështetje për vendimin e Trumpit, ku theksoi se “Presidenti bëri një hapë të guximshëm dhe historik për një vendim të vonuar”, raporton Anadolu Agency .

Reagimi vjen pasi presidenti amerikan Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e tij si kryeqytet.