Los Anxhelos përballet me zjarret, mbi 200 mijë të evakuar

Los Anxhelos përballet me zjarret, mbi 200 mijë të evakuar

Disa vatra zjarri u regjistruan sot në rrethinat e Los Anxhelos ku me urdhër të autoriteteve më shumë se 200 000 persona janë evakuar, ndërsa mijëra shtëpi janë të kërcënuara në lagjen e pasur të Bel-Air-it, në mbylljen e një viti të trishtë pas zjarreve të rëna në Kaliforni.

“Po përjetojmë ditë që janë vërtetë tronditëse, megjithëse kjo katastrofë natyrore po nxjerr në pah rezistencën e qytetit tonë”, u shpreh kryebashkiaku i Los Anxhelos, Eric Garcetti.

Ai njoftoi për median se 230 000 persona ishin të prekur nga urdhri për evakuim në gjithë distriktin e Los Anxhelos dhe Venturas, që shtrihet përgjatë Paqësorit dhe kufizohet në lindje me tokë.

Rreth 32 000 hektarë janë përfshirë tashmë nga flakët pak më shumë se një ditë, ku vatrat e zjarrit të quajtuara “Thomas”, më të mëdhatë të shënuara më parë ndodhen rreth 45 minuta nga qendra e Los Anxhelos dhe po avancojnë në drejtim të Venturas.

Të favorizuara nga erëra me intensitet të lartë në Santa Ana zjarret po kërcënojnë 12 000 subjekte. Për momentin raportohet për një të vdekur.