Ramiz Lladrovci betohet si kryetar i Komunës së Drenasit

Ramiz Lladrovci betohet si kryetar i Komunës së Drenasit

Në seancën inauguruese të Kuvendit të Komunës së Drenasit, ne pranin e anëtarëve të rinj të Kuvendit, kryetarit të porsazgjedhur të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe musafir të tjërë të ftuar, ka dhënë betimin kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

 

Mbledhjen e ka kryesuar anëtarja më e vjetër e Kuvendit të Komunës, Sabrije Kukaj, ndërsa pos betimin për kryetar të Komunës, e kanë dhënë edhe anëtarët e rinj të kësaj legjislature të dalur nga zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti.

Pas dhënies së betimit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci të pranishmëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit i është drejtuar me një fjalim.