Google lanson aplikacionin Google Go për të gjithë përdoruesit

Google lanson aplikacionin Google Go për të gjithë përdoruesit

Google Go ofron mbështetje offline. Por përtej përmirësimeve të aplikacionit për të ulur konsumin e internetit dhe resurseve harduerike, Google është kujdesur edhe për kërkimin.

Google vijon përpjekjet për ti bërë shërbimet e saj lehtësisht të aksesueshme për ata që posedojnë një telefon të rangut të ulët dhe internet të ngadaltë.

Kompania prezantoi Google Go, një aplikacion kërkimi simotër e Google Search. Rreth aplikacionit mësuam për herë të parë në muajin Gusht ndërsa tani është i disponueshëm për të gjithë telefonët Android.

Me vetëm 5 megabajt, aplikacioni nuk zë shumë hapësirë në telefon dhe kjo është me rëndësi sepse telefonët e lirë po shndërrohen në një trend popullor në tregjet në zhvillim.

Google Go ofron mbështetje offline. Por përtej përmirësimeve të aplikacionit për të ulur konsumin e internetit dhe resurseve harduerike, Google është kujdesur edhe për kërkimin.

Ndërfaqja e aplikacionit karakterizohet nga disa karta me tema specifike dhe të sugjeruar. Gjithashtu përdoruesit mund të kërkojnë përmes komandave zanore.

Aplikacioni vjen pas prezantimit të Datally, aplikacionit Files Go dhe ekspansionit të Youtube Go. Përtej aplikacioneve Google ofroi edhe një version “Go” të Android.