Haradinaj i mbron në Parlament Bulliqin, Grudën: Nuk janë palaço

Haradinaj i mbron në Parlament Bulliqin, Grudën: Nuk janë palaço

Ramush Haradinaj i është përgjigjur Avdullah Hotit dhe të tjerëve për sulmet që po u bëhen në vazhdimësi anëtareve të Komisionit për Demarkacionin. Tha se As Shpejtim Bulliqi dhe të tjerët nuk janë palaço të rrugëve.

Haradinaj insistoi se marrëveshja aktuale e Demarkacionit është e gabuar dhe tha se askush nuk mund të ia devijojë rrugën kur është çështja tek temat e atdheut.

“Tema është e trashëguar nga qeveria e kaluar. Marrëvehsja që u ka hek dy herë

Kompetneca i kemi kështu ekzetuivi ato materiale që i ka i aprovon os ekundërshton

Disa materiale nuk përmbyllen me vendim te ekzekutivit. Marrëveshja e parë besoj që u gabu. S’po e tham me inati, por besoj se u gabu në vijën e kufirit. Bulliqi nuk është palaço i rrugëve nuk është Florim isufi e të tjerët të rrugës. Ju keni pas njerëz të rrugëve me të cilët jeni mburrë. Mos ju shkaktoni barrë njerëzve që kanë marr punë prej popullit.

Nëse s'keni guxim me marr vendim ai është problem i juaji. Vendosni politikisht kur marrëveshja të vije në tavolinë. Asnjë temë nuk ka me mbet pa u trajtu", u shpreh ai.