Xiaomi Redmi 5 ka ekran pa skaje dhe fillon nga 120 dollar

Xiaomi Redmi 5 ka ekran pa skaje dhe fillon nga 120 dollar

Në pjesën e pasme është një sensor i shenjave të gishtërinjve dhe një sensor i vetëm kamere ndërsa trupi i telefonit përbëhet nga alumini.

Xiaomi publikoi fotot e para të Redmi 5 dhe Redmi 5 Plus në fillim të javës ndërsa sot në aktivitetin zyrtar publikoi të gjitha detajet e tyre.

Marka Redmi është përpjekja e Xiaomi për të ofruar telefonë solidë me çmime shumë të ulëta. Dy telefonët e rinj vinë për të pasuar Redmi 4 dhe Redmi Note 4 që u bënë telefonët më popullor në Indi këtë vit.

Siç mund ta kuptoni nga fotot, Redmi 5 dhe 5 Plus sjellin frymën e 2017-ës me ekran 18:9 pa skaje. Në pjesën e pasme është një sensor i shenjave të gishtërinjve dhe një sensor i vetëm kamere ndërsa trupi i telefonit përbëhet nga alumini.

Ai do të jetë i disponueshëm në katër ngjyra: blu, pink, artë dhe zezë.

Ja specifikat e harduerit të telefonit:

Qualcomm Snapdragon 450 për Redmi 5 dhe Snapdragon 625 për Redmi 5 Plus

Ekrani 5.7 inç 18:9 “HD+” LCD për Redmi 5 dhe 5.99 inç 18:9 “Full HD” për Redmi 5 Plus

2 ose 3GB RAM për Redmi 5, 3 ose 4GB RAM për Redmi 5 Plus

3,300 mAh për Redmi 5, 4,000 mAh për Redmi 5 Plus

16 ose 32GB për Redmi 4, 32 ose 64GB për Redmi 5 Plus

Një kamër e pa specifikuar me piksela 1,25 mikron

Dritë selfie

microUSB

Redmi 5 fillon nga 120 dollar për modelin me 2GB RAM dhe 16GB memorie dhe 135 dollar për modelin me 3GB RAM dhe 32GB memorie.

5 Plus fillon nga 150 dollar për modelin 3GB dhe 32GB memorie deri në 180 dollar për modelin 4GB dhe 64GB memorie.

Të dy telefonët janë të shkëlqyer por 5 Plus ofron më shumë leverdi. Snapdragon 625 është një procesor i fuqishëm dhe ekrani Full HD 18:9 është i shkëlqyer.

Telefonët dalin në shitje fillimisht në Kinë më 12 Dhjetor.